Autoritetet policore kanë njoftuar për një rast të cilësuar si “vjedhje e rendë”, që ka ndodhur në Gjilan, ku policia ka arrestuar dy të dyshuar për vjedhje të disa kabllo elektrike.
Duke folur për rastin, nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan, ka bërë me dije se dy persona, të dyshuar, janë vërejtur nga ankuesi, duke vjedhur disa kabllo elektrike nga shtëpia e tij. I njëjti ka njoftuar policinë, e cila edhe i ka arrestuar të dyshuarit.
Nënkolonel Azizi ka bërë me dije se në konsultim me prokurorin e shtetit, rasti inicohet si vjedhje e rëndë, ndërsa të dyshuarit ndalohen për 48 orë.