Vozitë autobusin në gjendje të dehur, shkakton dëme të konsiderueshmefotoilustrim

Vozitë autobusin në gjendje të dehur, shkakton dëme të konsiderueshme

Nënkolonel Shaban Azizi, zëvendësdrejtor Rajonal në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan ka bërë me dije se një person, nën ndikimin e substancave dehëse, pasi i kishte gjetur çelësat në garazh, e ka marrë autobusin mercedes e firmës “Mimoza 93”, që ishte i parkuar në garazh, e ka ndezur dhe duke e vozitur i ka goditur dyert, të cilat ishin të mbyllura, duke i dëmtuar tërësisht.

Po ashtu, duke vazhduar ngasjen e autobusit, i dyshuari ka goditur pastaj edhe dyert e oborrit duke i hapur dhe dalë në rrugën kryesore ku aty e ka goditur dhe rrezuar në tokë edhe një shtyllë metalike për ndriçimin e rrugës.

Nënkolonel Shaban Azizi, ka thënë se i njëjti ka vazhduar duke e vozitur autobusin rreth 10 kilometra, deri ne dalje te fshatit Doberqan të Gjilanit, ku kishte humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ku edhe aty i kishte mbetur autobusi.

“Pronarit te garazhës iu ka shkaktua një dëm material rreth 2000 €. Gjithashtu sipas pronarit edhe autobusi është i dëmtuar pothuajse tërësisht, me një vlerë rreth 25000 €.

Në konsulltim me prokurorinë, rasti inicohet si “marrja në posedim e pasurisë së luajtshme, ngasja në gjendje të dehur, dëmtim apo asgjësim i pasurisë”, ndërsa i dyshuari ndalohet për 48 orë.

KOMENTE