Nga Drejtoria e Qendrës së Testimit për Patentë Shofer-Gjilan, i kanë raportuar Policisë së Kosovës, njësitit Kundër Krimeve Ekonomike nga Shtabi qendror që veprojnë në Gjilan se njëri nga kandidatët, shtetas i Kosovës, në momentin kur kishte prezantuar letërnjoftimin ishte dyshuar në origjinalitetin e letërnjoftimit, pasi i njëjti dyshohej të ishte i falsifikuar.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës njësitet Kundër Krimeve ekonomike, kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetuese operative lidhur me rastin, dhe pas përfundimit të hetimeve, me 11 korrik 2017, kanë arrestuar katër të dyshuar që të gjithë shqiptarë, shtetas të Kosovës.
“Që të gjithë dyshohet se në bashkëveprim kanë ndihmuar në mënyrë të kundërligjshme kandidatët për dhënien e testit për patentë shofer në këtë qendër. Të dyshuarit pasi janë intervistuar në prani të mbrojtësve të tyre, me aktvendim të prokurorit të shtetit ndaj katër të dyshuarve lëshohet masa e ndalimit për 48 orë”, ka thënë zëdhënësi Hashani
Lidhur me rastin ne fjalë, janë duke u zhvilluar hetime shtesë.