Policia e Kosovës ka bërë me dije se në rrugën “Muharrem Ibrahimi” në Gjilan, janë arrestuar dy të dyshuar K/Shqiptarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar i cili ka pranuar trajtim mjekësor.
Sipas policisë, nga dy të dyshuarit është konfirmuar një pistoletë me 15 copë fishekë. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.