Policia e Kosovës, Sektori Qendror i Hetimeve–Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ), pas hetimeve të zhvilluara, të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë, me datë 15.09.2020, ka realizuar një plan operativo-taktik, me ç ‘rast janë kontrolluar dy lokacione (Prishtinë dhe Fushë Kosovë) ku janë identifikuar dhe arrestuar katër persona të dyshuar; dy femra (një kosovare dhe tjetra shqiptare shtetase e Serbisë) dhe dy meshkuj kosovarë.
Përsonat e përfshirë janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Mundësim ose Detyrim në Prostitucion”, “Ofrimi i lokaleve për prostitucion” apo “Bashkëkryerja” sipas kodit penal të RKS-së.
Gjatë realizimit të planit si prova materiale janë sekuestruar përkohësisht pesë (5) telefona mobil, njëqind e njëzet e pesë (125) euro, disa kopje të dokumenteve dhe një libër e evidencave.
Pas proceduarve të intervistimit të dyshuarit e arrestuar me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.