Vitia edhe me një projekt mbi ekonomine e gjelbër, mbrojtjen e ambientit dhe produkteve bujqësore të shëndetshme

Vitia edhe me një projekt mbi ekonomine e gjelbër, mbrojtjen e ambientit dhe produkteve bujqësore të shëndetshme

Me qëllim të njohjes për nismat që kanë të bëjnë me realizimin e një projekti që ka për qëllim mbështetjen e ekonmive të vogla, por edhe mbrojtje të mjedisit dhe mbështetjes së fermerëve përmes njohurive mbi bujqësin organike, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës “Local Solution” , Shqipe Shaqiri Islami dhe Leutrim Germizajn.

Përfaqësuesit e kësaj organizate, kanë dhënë hollësi rreth fillimit të projektit “Gjelberimi i ekonomise lokale ne Kosove permes bujqesise”, i cili projekt financohet nga Bashkimi Evropian ne kuader te projektit NAGE – Rrjetezim dhe Advokim per Ekonomine e Gjelber, qe ne Kosove implementohet nga Rrjeti i Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës (NORDK).

Kryetari Haliti, ka theksuar se ky projekt është tejet i rëndësishëm, si për ekonomitë e vogla po ashtu edhe fermerët që i jep mbështetje për zgjerim të njohurive dhe trajnimeve të ndryshme mbi bujqësin organike.

Ndërsa Shqipe Shaqiri Islami, shprehu falenderim për bashkëpunimin tejet të shkëlqyeshëm me Institucionet komunale të Vitisë dhe Drejtorinë komunale të Bujqësisë.

“Kjo iniciative do të implementohet ne Komunen e Vitise dhe ate te Ferizajt dhe ka per qellim te kontribuoj ne ngritjen e vetedijes mbi ekonomine e gjelber, mbrojtjen e ambientit, dhe produkte bujqesore te shendetshme permes ngritjes se kapaciteteve te fermereve dhe zgjerimit te njohurive mbi bujqesine organike”, ka thënë ajo.

Një takim i përfaqësuesve të organizatës “Local Solution” është zhvilluar edhe në zyrën e drejtoreshës se Bujqwsise, Pylltarise dhe Zhvillimit Rural, Arlinda Sahiti, dhe zyrtare te kesaj drejtorie, me që rast ajo i njoftoi me projektet e realizuara deri më tani, planet për të ardhmen dhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo drejtori.

Po ashtu, drejtoresha Sahiti, ka theksuar se në vazhdimësi po angazhohen si drejtori e bujqësisë, që të mbështesin përmes projekteve të ndryshme nga donatorët dhe subvencionet, fermerët e komunës së Vitisë, që është edhe prioritet i qeverisjes komunale.

KOMENTE