Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenije Njerëzore (DHTQNJ), me datën 25 dhe 26 gusht 2021, ka realizuar një operacion policor, i cili ka rezultuar me arrestimin e tre personave të dyshuar, mbi dyshimin e bazuar për kryrjen e veprave penale “Trafikim me Njerëz” dhe “Shërbime seksuale të viktimës së Trafikimit”.
Ky operacion policor ka vazhduar edhe sot me datë 30.08.2021, me ç’rast është identifikuar dhe arrestuar edhe personi i dyshuar i katërt nën dyshimin e kryrjes së veprave të njejta penale.
Lidhur me këtë rast janë identifikuar dy viktima të trafikimit të cilave i’u është ofruar mbrojtje dhe strehim i sigurt dhe po trajtohen në bazë të procedurave të parapara.
Personat e dyshuar me vendim të prokurorëve kompetent janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE.com/