DYLON

Policia në Rajonin e Gjilanit shton angazhimet në zbatim të vendimit të Qeverisë për respektim të masave anti-Covid

Policia në Rajonin e Gjilanit shton angazhimet në zbatim të vendimit të Qeverisë për respektim të masave anti-Covid
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të zbatimit dhe implementimit të vendimit të fundit të qeverisë së vendit për masat anti-Covid-19, për zbatimin e masave të parapara zyrtarët policorë të DRP në Gjilan kanë shtuar angazhimin dhe aktivitetin në terren për zbatimin e masave të parapara me vendimin e fundit të qeverisë.

Duke u bazuar në Urdhrin Operativ për parandalim dhe reagim ndaj pandemisë  COVID-19,  në të gjitha (shtatë)  komunat e Rajonit të Gjilanit,  Policia e Kosovës ka shtuar masat veçanërisht në hapësirat  ku ka frekuentim më shumë të qytetarëve si në sheshe, në lokalet e gastronomisë, në qendrat tregtare, kontrollet taksistëve, transportin e udhëtarëve me autobusë, transportues tjerë ekonomik.

EkoHigjiena

Angazhimet e Drejtorisë Rajonale në Gjilan do të vazhdojnë dhe bëhen me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik dhe evitimin e përhapjes së pandemisë e cila ditëve të fundit ka pasur një përhapje tejet të madhe edhe në rajonin e Gjilanit.   

Drejtoria Rajonale në Gjilan, apelon tek qytetarët që të respektojnë këto masa si dhe masat tjera të parapara në vendimin e fundit të Qeverisë si dhe udhëzimet e  ekspertëve shëndetësor në mënyrë që së bashku të parandalojmë dhe ta përballojmë pandeminë me më pak pasoja për shëndetin e përgjithshëm të popullatës sonë.

Vken të ceket se nga ora 08:00 deri ne ora 16:00 janë shqiptuar njëqind (100) fletparaqitje përkatëse edhe tri vërejtje

Ndaj të gjithë personave të cilët nuk zbatojnë masat e parapara, policia do të ndërmarrë masa sipas autorizimeve dhe kompetencave ligjore të parapara me Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19.

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit rikujton qytetarët  me  masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës nga sot 30 gusht 2021, nga ora 22:00 deri në ora 05:00, kufizohet qarkullimi i qytetarëve

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit njofton bazuar në vendimet e institucioneve vendore dhe ligjeve në fuqi do të ndërmerr edhe masa ndëshkuese ndaj shkelësve të ligjit.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.