DYLON

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së vizitoi njësitet policore në terren

Drejtori i Përgjithshëm i PK-së vizitoi njësitet policore në terren
Avatar photo Redaksia

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Samedin Mehmeti, i shoqëruar nga Drejtori i Departamentit për Operacione, Gazmend Hoxha dhe Drejtori i Drejtorisë Rajonale Prishtinë, Kol.Fahredin Verbovci,  gjatë ditës së sotme kanë bërë vizitë njësiteve policore në terren me qëllim të kontrollimit nga afër implementimi dhe zbatimi i planifikimeve operacionale të Policisë së Kosovës në lidhje me vendimet e fundit të institucioneve të Republikës së Kosovës si dhe respektimi i masave për pandeminë COVID-19. 

Inspektimet e tilla nga menaxhmenti i lartë, eprorët në drejtoritë rajonale si dhe nga Njësia për Inspektim në kuadër të PK-së do të bëhen në vazhdimësi, në të gjitha rajonet e Kosovës, me qëllim të intensifikimit të angazhimeve policore për ruajtjen e shëndetit publik. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena

https://fb.watch/7IW0M2ojn8/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.