Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Viti me datën 31.08.2023 rreth orës 03:15 në kuadër të zbatimit të planit operacional ,,Goditja 2023’’ në pikë të kontrollit në rrugën ,,Dëshmorët e kombit’’ në qytetin e Vitisë ka ndalur një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin dy të dyshuar meshkuj, kosovar shqiptar J.I. (viti i lindjes 2004) dhe N.M. (viti i lindjes 2003) për kontrolle rutinore.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale për gjykatë:
Tetëdhjetë e dy (82) qese substancë narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit marihuanë,
Një (1) peshore digjitale
Një (1) pako me letra mbështjellëse ,,Rizlla’’
Dyqind e pesë (205) euro para të gatshme dhe disa para të metalta dhe
Tre (3) telefon celularë
Për rastin janë njoftuar njësitet antidrogë të cilët do të merren me hetimin e këtij rasti. /2LONLINE/