DYLON

Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e projektit YourJob 2

Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e projektit YourJob 2
Avatar photo Redaksia

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga zëvendëskryetari, Hasan Aliu, kanë pritur sot në takim, Shqipe Kurtin dhe Brigita Dishpalin nga projekti YourJob Kosova.

Në këtë takim është folur për bashkëpunimin në mes të komunës së Vitisë, me këtë projekt nga Caritas Kosova, i cili financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), ku si fokus kryesor mbështetjen e të rinjve në mënyrë profesionale për tregun e punës, kryesisht të moshave nga 15 deri në 35 vjeç.

EkoHigjiena

Me këtë rast kryetari Haliti, e vlerësoi lartë këtë projekt duke potencuar se ata presim me padurim që të fillojnë bashkëpunimin në projekti YourJob2.

Ai tha se është e një rëndësie të veçantë që të rinjtë vitias të mbështetën në përgatitjen e tyre profesionale për tregun e punës.

Përndryshe bëhet me dije se ky bashkëpunim se shpejti do të zyrtarizohet edhe me nënshkrimin e një dokumenti mes dy palëve, pasi që Vitia është në mesin e pak komunave të Kosovës për të realizuar këtë projekt. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.