Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësitet nga Stacioni Policor Dardanë në orët e mbrëmjes, datë 04.02. 2022, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirjen në veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Në një lokal në Dardanë zyrtarët policor kanë vërejtur duke u kryer aktivitet i paligjshëm ,,Keno “. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Inspektorati Komunal. Me këtë rast janë konfiskuar pajisje:
- Një kompjuter (ekran se bashku me shtëpizë),
- Një shtypës (printer ),
- Një Televizor i tipit Samsung,
- shumën e te hollave prej dyqind (200) euro,
- Faktura dhe
- Roletne letre.
Arrestimi i të dyshuarve është bërë mbi dyshimin e arsyeshëm dhe provave të siguruara se në këtë lokal zhvillohej veprimtari e kundërligjshme e lojërave të fatit.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i shtetit i cili urdhëron që rasti të iniciohet “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit te pa ligjshem “.
Ndaj të dyshuarit L. B. në cilësinë e pronarit të lokalit iniciohet kallëzim penal dhe dërgohet në mbajtje prej 48 orë, ndërsa ndaj të dyshuarit L. D. në cilësinë e puntorit të lokalit ushtrohet kallëzim penal dhe dërgohet në procedurë të rregullt. /2LONLINE/