Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan, ka ëbërë me dije se Policia Rajonale e Gjilanit, sektori i hetimeve të stacionit policor në Gjilan, gjatë hetimit të një rasti “Dhunë në familje”, mbi bazën e informacioneve të pranuara përmes rrugëve operative kanë arritur të sigurojnë informatë lidhur me një të dyshuar, i cili në shtëpinë e tij në fshatin Malishevë, posedon armë të zjarrit pa leje valide.
Në koordinim me prokurorin e shtetit në Gjilan, është kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të dyshuarit dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi:
- Një (1) pistolete ,,ZASTAVA’’, prodhim Jugosllavë e kalibrit 6.35 mm.
- Pesëdhjetë e gjashtë (56) fishek të kalibrit 6.35 mm.
- Një (1) karikator i zbrazët i pistoletës.
- Një (1) pushkë automatike AK-47,e kalibrit 7.62mm.
- Një (1) karikator i zbrazët i pushkës automatike
- Katërmbëdhjetë (14) copë fishek të kalibrit 7.62 mm.
Me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar.
“Me urdhër të prokurorit, pas procedurave ligjore ndaj dy të dyshuarve ngritët kallëzim penal, i klasifikuar “Armëmbajtje pa leje’’ dhe rasti i referohet Prokurorisë Themelore, në procedurë të rregullt”, bënë me dije zëdhënësi Ismet Hashani. /2LONLINE/