DYLON

Bislimi i LDK-së e quan dokumentin me parimet e Vetëvendosjes për qeverisje, pamflet autokracie e afishe të kohës së monizmit

Bislimi i LDK-së e quan dokumentin me parimet e Vetëvendosjes për qeverisje, pamflet autokracie e afishe të kohës së monizmit
Avatar photo Redaksia

Ditë më parë kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bëri publike gjashtë parimet e Vetëvendosjes mbi të cilat ofrohet bashkëpunimi me partitë tjera për bashkëqeverisje në Gjilan.

Shih shkrimet:

EkoHigjiena

Kreu i Gjilanit bënë të ditura parimet mbi të cilat do të vendoset bashkëpunimi me subjektet tjera politike

Ja cilat janë gjashtë parimet e Vetëvendosjes mbi të cilat ofrohet bashkëpunimi me partitë tjera për bashkëqeverisje

Por, Faton Bislimi nga Lidhja Demokaratike e Kosovës (LDK), i cili subjekt ka  fituar më së shumti ulëse në Asamblenë Komunale të Gjilanit, e ka vlerësuar këtë si një pamflet autokracie e afishe të kohës së monizmit.

“Një qytet i demokracisë si Gjilani nuk duron e as nuk pranon tutelazhë të stilit autokratik: o siç them unë, o s’ka ndryshe! Andaj, pamfleti i Kryetarit të Gjilanit mbi “parimet” e qeverisjes në Gjilan na përkujton afishet e kohës së monizmit, por assesi nuk reflekton shpirtin demokratik e qeverisjen përfaqësuese që do duhej të kishte Kryetari i sapo zgjedhur”, ka thënë Bislimi, transmeton 2LONLINE.com.

Sipas tij, në thelb, pamfleti i “parimeve” nuk është asgjë më shumë se ofertë njëkahëshe për koalicion me këdo që i nënshtrohet pa diskutim e pa negocim parimit të subordimit pa kushte, e që në esencë është thelbi i autokracisë.

“Nuk ka asgjë të keqe që në një marrëveshje koalicioni që i duhet z. Hyseni për të qeverisë Gjilanin, këto “parime” edhe të zënin vendin e tyre, por jo si pamflet e afishe paraprake, por vetëm si pjesë e bashkëkoordinuar e një marrëveshje politike në mes dy e më shumë palëve të përfaqësuara në Kuvendin Komunal. Fundja, si orientime, deklarimet e quajtura “parime” janë thuaja se të qëndrueshme vetvetiu tek secili subjekt e përfaqësues politik i sinqertë e llogaridhënës. I vetmi qëllim të cilit i shërben ky “pamfleti i parimeve” është ai i krijimit të supremacisë morale të dikujt karshi dikujt tjetër. Pse, a beson dikush që ndonjë subjekt politik do të thoshte të kundërtën a? Se ata nuk e përqafojnë transparencën, ndërshmërinë, e sinqeritetin, etj.? Mosni! Kjo është përçmim i inteligjencës mesatare, për të thënë më të paktën”, ka thënë Bislimi, transmeton 2LONLINE.

Sipas tij, kjo qasje është jashtëzakonisht e dëmshme për demokracinë e komunës s Gjilanit në përgjithësi e për qeverisjen e z. Hyseni në veçanti.

“Ndoshta ka parti e përfaqësues në Kuvendin Komunal të Gjilanit që do t’i nënshtrohen kësaj tutelazhe, por jo LDK e cila ka fituar 40% të ulëseve në Kuvend; asnjëherë!  E, tentimi për të qeverisur kështu, dihet çka sjellë: stagnim për komunën, regres për demokracinë, dëshprim për qytetarët”, ka thënë Faton Bislimi i LDK-së. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.