Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Viti kanë arrestuar dy të dyshuar, shtetas të huaj, pasi të njëjtit kishin mashtruar viktimën, duke ia shitur atij një sasi ari e cila ishte e falsifikuar.
Njoftimi i policisë:
MASHTRIM
Viti 18.05.2022 – 09:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj shtetas të huaj pasi të njëjtit kishin mashtruar viktimën mashkull kosovar duke i shitur atij një sasi ari e cila ishte e falsifikuar. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /2LONLINE/