DYLON

Policia në dy raste të ndara parandalon kontrabandën me kafshë 

Policia në dy raste të ndara parandalon kontrabandën me kafshë 
Avatar photo Redaksia

Policia Kufitare e Kosovës, gjatë ditës së sotme (18.05.2022), në dy raste, në dy lokacione të ndryshme, parandalon kontrabandën me kafshë, konkretisht dele. Në të dyja rastet numri i deleve që janë hasur nga patrullat policore është nga 50 dele (50+50).

Në rastin e parë, në ora 13:35, patrulla policore në fshatin Debëlldeh të Vitisë, ka ndaluar kamionin me targa vendore të cilin e drejtonte një mashkull kosovar, në kamionin e të cilit gjendeshin 50 krerë dele, dyshohet se kamion me dele ka hyr nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriu përmes rrugëve ilegale në vendin tonë. 

EkoHigjiena

Në rastin e dytë, në ora 19:45, njësia policore në magjistralen Bërnjak-Mitrovicë, ne fshatin Zupqë, ka ndaluar një kamion pa targa, me drejtues mashkull kosovar, në kamionin e të cilit janë hasur 50 krerë dele. Dyshohet se delet përmes rrugëve ilegale kanë hyr nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës.

Për të dyja rastet janë njoftuar prokurorët kompetent, janë iniciuar raste penale, kurse kamionët së bashku dele u janë dorëzuar Doganës së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.