Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia e Stacionit policor në Gjilan e angazhuar në P.O “Realizimi I Urdhëresave” të lëshuara nga Gjykata themelore me 15.04.2024 rreth orës 09:00 kanë ndaluar personin A. R. Shtetas i Kosovës i lindur më (1991) i cili kërkohej për 19 Urdhëresa aktive të lëshuar në vitet 2022, 2023 dhe 2024 nga Gjykata themelore e Gjilanit, për shkak të veprës penale “Vjedhja e Shërbimeve” (neni 314 par.6 të KPRK-së) në kohëzgjatje totale prej nëntëdhjetë e nëntë (99) ditëve burg.
Po ashtu sot është ndaluar edhe personin i dytë A. I. Shtetas Kosovar lindur (1982) i cili kërkohej sipas Urdhëresës të lëshuar më 24.10.2023 nga Gjykata themelore e Gjilanit, EDGJ.nr.669/22 për shkak të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor” (neni 186 par.3 të KPRK-së) i dënuar në kohëzgjatje prej shtatëdhjetë e një (71) ditë burg efektiv.
Pas përfundimit të procedurave që të dy menjëherë janë dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali-Prishtinë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan me përkushtim do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/