Autoritetet policore kanë bërë me dije se në Busavatë të Kamenicës, janë arrestuar dy të dyshuar, të cilët pas një mosmarrëveshje verbale në lidhje me një problem të mëhershëm kishin sulmuar viktimën, të cilit i kishin shkaktuar lëndime trupore.
Si pasojë e sulmit viktima ka marr tretman mjekësor.
Pas intervistimit dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në qendrën e mbajtjes.