Autoritetet policore kanë bërë me dije se Policia e Kosovës, në dy raste të ndara, ka arrestuar dy persona që po kërkoheshin me urdhëresë të lëshuar nga gjykata.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
· Rr. Adem Jashari, Viti, 22.09.2021 – 00:30. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi.
· Fsh. Llabjan, Novobërdë, 22.09.2021 – 10:30. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi. /2LONLINE.com/