Autoritetet policore kanë bërë me dije se në rrugën “Rexhep Bislimi”, në Viti, janë arrestuar dy të dyshuar, bashkëshortë, pasi që të njëjtit në qendrën tregtare, janë kapur në flagrancë duke vjedhur.
Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.