Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Kabash të Vitisë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, është gjetur dhe konfiskuar një armë gjysmë-automatike.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
E arrestim ka pasur edhe në Partesh.
Në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, është arrestuar një mashkull K/Serb dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit, thuhet në raportin e policisë.