Fruti i arrës përmban deri në 60% yndyrë. Gjithashtu përmban karbohidrate, albumin, fosfor, kalium, kalcium.
Lëngu që merret pas zierjes së gjetheve tëarrës përdoret për pastrimin e gjakut, kundër sëmundjeve të mushkërive, të lëkurës dhe të syve, është tonik i aparatit tretës dhe me anë të tij shërohet diarreja.
Kurmi i plagëve të gojës dhe infeksioneve të kanalit vaginal
Një sasi prej 10-15 gr gjethe arre, futen në 100 ml ujë dhe kësaj sasie i shtojmë 5-6 gr acid borik. Pasi e ziejmë, me çajin e përgatitur i bëjmë pastrim të vazhdueshëm gojës, apo kanalit vaginal. E njëjta kurë, përdoret edhe për të mbajtur të butë lëkurën e trupit, sidomos atë të fëmijëve.
Kundër rënies së flokëve
Hidhni 30-40 gr gjethe arre dhe lëvore degësh të njoma të saj në 1 litër ujë. Kjo përftesë, zihet në ujë të valuar, për rreth çerek ore. Më pas, me të shpërlahet koka çdo mbrëmje, vazhdimisht për disa ditë.
Për heqjen e kallove
Merren 60-80 gr lëvore e njomë e arrës dhe zihet mirë, në 500 ml ujë, për më pak se 1 orë. Pasi lihet pak, me këtë lëng shpërlahen këmbët në pjesët e kallove, çdo gjysmë ore. Ky veprim përsëritet 2-3 ditë, derisa kallot të zhduken.
Për gurët në fshikëzën e tëmthit
Mbushim me kujdes 1 lugë gjelle me gjethe të thata e të thërrmuara të arrës, 1 lugë gjelle bishtash qershie, 1 lugë gjelle me mustaqe misri dhe 1 lugë gjelle me gjethe të freskëta të hithit. Këto katër element zihen në temperaturë të lartë, në 1 litër ujë. Më pas, enën e mbulojmë, e lëmë për 2 orë që të kullohet dhe tretësirën e përftuar e konsumojmë si çaj. Pas ushqimit, këtij çaji, rekomandohet që t’i shtohet edhe pak mjaltë.
Anemia
Marrim një çerek kg arra të qëruara, një çerek kg mjaltë natyral dhe një çerek kg kajmak qumështi. Këto të tria i përziejmë mirë derisa të bëhen si krem dhe e konsumojmë periodikisht, nga dy herë në ditë, nga 1 lugë gjelle për të rriturit dhe nga 2 herë në ditë nga 1 lugë kafeje, për fëmijët. Produkti i mësipërm mund të shërbejë si ushqim tepër i ushqyeshëm edhe për njerëzit me shëndet normal.
Kurimi i prostates
Merren 2 lugë gjelle të kripthit të arrave dhe vihen të valojnë në gjysmë litri verë, për afro 5 minuta. Tretësira e përftuar lihet të pushojë për 10 min, kullohet dhe pihet nga një filxhan çaji gjatë ditës, e ëmbëlsuar sipas dëshirës.
Infeksionet vaginale
Në një enë me ujë të valuar, fusim rreth 50 gr gjethe të arrës. Ky produkt, mbulohet dhe lihet për afro 90 min, në një vend të errët. Më pas, kjo tretësirë përdoret herë pas here për shpëlarjen e organeve gjenitale të femrës.