Në muajin maj të vitit të kaluar është raportuar se Preston ka qenë i interesuar për shërbimet e portierit të Manchester Cityt, Arijanet Muriç. Klubi anglez donte t’i shfrytëzonte raportet e mira me “Qytetarët” për të arritur marrëveshjen në fjalë.
Por, pavarësisht kësaj, portieri i Kosovës zgjodhi të huazohej në Nottingham Forest, një aventurë e cila nuk i ka bërë aspak mirë portierit shqiptar.
Atij ia ka zënë vendin e shartuesit Brice Samba, dhe kështu Muriç pritet të largohet nga Foresti këtë muaj.
“Manchester Evening News” raporton se Manchester City do ta kthejë Muriçin në skuadër, derisa ai mund të huazohet prapë diku tjetër.
Kjo mund t’i jap Prestonit një tjetër mundësi për huazimin e Muriç.