Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Viti përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se i dyshuari R.D. (viti i lindjes 1966, mashkull kosovar shqiptar) nga fshati Skifteraj është në posedim të armëve pa leje përkatëse.
Me urdhër kontroll nga Gjykata Themelore sot me datën 05.03.2024 është kryer një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit me ç’ rast janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale për gjykatën:
Një (1) armë zjarri pistoletë e llojit Walter e kalibrit 9 mm, me dy (2) karikator dhe njëzet e tetë (28) fishek.
Një (1) armë automatike AK-47 me një (1) karikator dhe dyqind e dyzet e dy (242) fishek.
Një (1) pushkë .
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt. /2LONLINE/