Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Kamenicë me datën 04.12.2023 gjatë hetimit të një rasti të dhunës në familje ka gjetur prova se i dyshuari N.S. (viti i lindjes 1969, mashkull kosovar serb) nga fshati Boscë, komuna e Kamenicë,s posedon armë pa leje.
Me leje të prokurorit të shtetit ka kryer kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar dy (2) armë automatike AK47, të cilat janë konfiskuar dhe do të përdorën dëshmi për gjykatën.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shteti dhe ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’Mbajtja ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve’’, thuhet në njoftimi ne policisë. /2LONLINE/