Arilena Ara u shpall fituese me këngën e saj “Shaj” në Festivalin e Këngës në RTSH. Ajo do performojë në Roterdam, duke përfaqësuar Shqiperine në Eurovizion dhe deri tani është një nga më të votuarat në sondazhet online.
Para pak ditësh u nis një sondazh, ku Arilena Ara ka marrë shumicat e votave, plot 4603, nga 7000 të mundshme.
Spanja është në vendin e dytë me titullin “Universo” pasi ka marrë 2245. Ndërkohë, në vendin e tretë renditet kënga nga Republika Çeke me titullin “Kemama”.
https://www.youtube.com/watch?v=RdWaHfuZLIM