Këngëtarja e re në moshë, Arilena Ara ka fituar garën e RTSH-së, dhe do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Kënga e saj “Shaj” u vlerësua nga juria profesionale, ndërsa kulmi i prezantimit të saj në këtë festival ishte nata e tretë finale dhe performanca ‘Live’, shkruan 2LONLINE.com.
“Unë nuk bëj këngë për cmime, por bëj këngë për vete”, ka thënë Arilena Ara me rastin e pranimit të cmimit, e cila shpërtheu në lot. Ajo poashtu bëri të ditur se për herë të parë ka në sallë nënën e saj që po e ndjekë për së afërmi”
Këtë vit kishte një konkurrencë të ndjeshme në garën e RTSH-sës, ndërsa shumë prej publikut e pëlqyen këngën ritmike të Elvana Gjatës, ‘Me tana’, por që nuk ia doli të triumfojë.