DYLON

Mbyllet turneu i “PES2020”, dy garuesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në Evropë

Mbyllet turneu i “PES2020”, dy garuesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në Evropë
Avatar photo Elife Sherifi

Pas dy ditësh lojërash intensive dhe argëtimi në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” është përmbyllur me sukses turneu i parë i lojërave elektronike “eEuro2020 – PES2020”, në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës e me përkrahje të kompanive “Xportal” dhe “Gjirafa50”.

Përfundon turneu i “PES2020”, këta janë dy garuesit që do ta përfaqësojnë Kosovën në Evropë

Pas dy ditësh lojërash intensive dhe argëtimi në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri” është përmbyllur me sukses turneu i parë i lojërave elektronike “eEuro2020 – PES2020” në organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës e me përkrahje të kompanive “Xportal” dhe “Gjirafa50”.

EkoHigjiena

Në këtë turne kanë qenë të përfshirë 128 lojtarë, të cilët kanë garuar me sistem eliminimi gjatë dy ditëve. Në ditën e parë fitues doli garuesi me nofkën Lorik Berisha, i cili në serinë finale prej tri ndeshjeve e mundi garuesin Shkumbin Gashi, ndërkaq në ditën e dytë në serinë finale fitues doli Genc Shala, i cili e mundi Gramoz Bajgorën.

Finalistët u shpërblyen me nga një top dhe fanellë të kombëtares, derisa fituesit edhe me nga një sony-playstation.

Kësisoj, Kosovën në kualifikimet online do ta përfaqësojnë Lorik Berisha dhe Genc Shala.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.