DYLON

Madonna pritet të këndojë në Eurovision

Madonna pritet të këndojë në Eurovision
Avatar photo Elife Sherifi

Pop ikona, Madonna pritet të këndojë dy këngë në Evrovizion që mbahet në Izrael muajin e ardhshëm.

Por, pjesëmarrja në Evrovizion mund të jetë problematike, pasi këngëtarët e tjerë, në mesin e tyre Roger Waters nga Pink Floyd, apeluan për bojkot, për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut ne luften qe Izraeli po e zhvillon me Palestinen.

Vlerësohet se perfomanca e Madonna do të kushtojë 887.000 euro dhe për shpenzimet përkujdeset milioneri kanadez Silvian Adams, i cili viteve të fundit ka financuar eventet dhe koncertet e mëdha.

EkoHigjiena

Ekipi i marrëdhënieve me publikun i Madonnës e konfirmoi lajmin për BBC-në, por organizatorët e Evrovizionit e mohuan.

“Ende nuk është marrë vendimi përfundimtar dhe nuk janë bërë nënshkrimet e kontratës”, thonë organizatorët, sipas të cilëve konfirmimi rreth pjesëmarrjes së Madonna do të bëhet i ditur me kohë.  Sipas mediave izraelite, organizatorët janë të shqetësuar rreth pjesëmarrjes së Madonna në koncert.

Është vlerësuar se performanca e saj në Tel Aviv më 18 maj do të përcillet nga më shumë se 180 milionë shikues anembanë botës. Ngjarja u njoftua fillimisht nga nxitësit lokalë të Live Nation Israel, të cilët pretendojnë se performanca do të jetë “historike dhe e pazakontë” në të njëjtën kohë.