Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naim Arifi është takuar me fermerët përfitues të granteve nga MBPZHR-ja.
Drejtori Arifi në këtë takim tha se fermerët në Komunën e Kamenicës duhet të përkrahen edhe nga institucionet komunale me projekte apo infrastrukturë përcjellëse.
Ndërkaq, shqetësimi i fermerëve të Kamenicës kishte të bëjë kryesisht me infrastrukturën rrugore.
Gjatë takimit drejtori Arifi bashkë me fermerët diskutuan edhe për çështje të tjera, të cilat janë me interes për fermerët dhe komunën.
Arifi u zotua se drejtoria që ai e drejton, do të mundohet që ta bëjë të pamundurën për t’i përkrahur fermerët në vazhdimësi.