Kryetari i organit të përkohshëm të komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ka pranuar konfirmimin nga Ministria e Artsimit Republikës së Serbisë se nxënësit e Luginës së Preshevës do të pajisen me 43 tekste shkollore në gjuhen shqipe konform me kurrikulave arsimore të Republikës së Shqipërisë.
Sipas tij botimi i këtyre teksteve shkollore do të bëhet deri në muajin korrik ndërsa shpërndarja do të bëhet më fillim e vitit të ri shkollorë 2018/22019.
Arifi nuk ka përmend se për cilin cikël të shkollës bëhet fjalë për librat shqip sepse për shkollat e mesme është mungesa më madhe e teksteve shqip.
Zejni Fejzullahu, kryetar i komisionit për arsim pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar duke folur për mungesën e teksteve shkollore për shkollën e mesme ka thënë se për shkolla e mesme janë siguruar tekstet për lëndës e gjuhës shqipe për të gjitha vitet, libra të importuara nga Republika e Shqipërisë.
Ai është shprehur për Titulli.com se të gjitha tekstet tjera mungojnë në shkollat e mesme , përveç atyre të gjuhës serbe dhe gjuhëve të huaja.
Fejzullahu ka theksuar se deri më tani për shkollat fillore janë siguruar 54 tekste në gjuhën shqipe.
Redaksia e Titulli.com lidhur me problematikën e mungesës së teksteve në gjuhën shqipe ka realizuar projekte të ndryshme nga viti 2015 dhe ka arritur të sensibilizojë në masë të madhe këtë çështje.