Flurim Arifi, që po synon të jetë në krye të PDK-së së Gjilanit, pasi ka shpallur kandidaturën e tij për këtë pozitë, në zgjedhjet e brendshme që janë në proces në këtë subjekt politik, po zhvillon takime me ekipin e tij edhe jashtë strukturave partiake, me këtë rast takon edhe kategori të ndryshme shoqërore.
“Shoqata Handikos në Gjilan, ishte sot pikë takimi im dhe i bashkëpunëtorëve të mi, me drejtuesit e këtij komuniteti të respektuar. Me kënaqësi dhe vëmendje dëgjova referimet e menagjerit z. Fatmir Shurdhani dhe të stafit të tij të specializuar, të edukimit, për gjendjen aktuale dhe rrugëtimin e kësaj shoqate deri këtu me shumë sfida e peripeci”, ka thënë Arifi, transmeton 2LONLINE.
Sipas tij, ishte inspirues fakti se kjo shoqatë ka afruar rreth vetes specialist të fushave përkatëse, të cilët me aq vullnet e motiv të lart iu kanë përkushtuar këtij mësoni human, duke i ndihmuar jashtëzakonisht shumë njerëzit në nevojë, pavarësisht kushteve jo të mira financiare me të cilat përballet ky staf specialistësh.
“Me gjithë vështirësitë me të cilat përballet Shoqata e personave me aftësi të kufizuar Handikos, megjithatë sot para tyre ne ishim ballëhapur, ngase Partia Demokratike e Kosovës, duke qenë në pushtet lokal për dy mandate rresht, shoqatë Handikos i kishte qëndruar afër me investime e ndihmesa të ndryshme, pa u kursyer asnjëherë. Edhe në të ardhëm, kurdo që na ipet mundësia, PDK do ti qëndroj pranë në realizimin e projekteve dhe të kërkesave të natyrshme që ka kjo shoqatë”, ka thënë Arifi.
Ai tha se nga gjendja që e vërejtën sot, përgjatë takimit, Komuna duhet të reflektojë dhe të bashkëpunojë më shumë në mënyrë që të shqyrtojë seriozisht kërkesat dhe nevojat e Handikos-it në Gjilan.