Kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi përmes faqes zyrtare në rrjetin social facebook ka njoftuar se do t’i përgjigjet nominimit për sensibilizimin e opinionit rreth sëmundjes ALS.
Ai me këtë rast ka njoftuar se ndryshe nga të tjerët në këtë fushatë do të marrë pjesë duke kontribuar me ndihmë financiare pa provuar ujin me akull.
“Në lidhje me nominimin tim për solidaritetin ndaj “#ALSIce BucketChallenge” nga Nagip Tashi.
Unë vendosa t’i përgjigjem këtij nominimi me alternativën e dytë të japë për këtë fond ndihmën financiare ,arsyeja e këtij lloji solidariteti është sepse mendoj se kështu më shumë do kontribojmë ndaj këtyre personave me Sindrom të Sklerozes-multiple-amiotrifike”, thuhet në mesazhin e Arifit, transmeton Titulli.
Kryetari i komunës së Bujanocit thekson se nuk do të nominojë askënd por apelon te të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë që kanë mundësi të kontribuojnë financiarisht për raste të tilla.
Vlen theksuar se gjatë ditës së sotme Nagip Taipi, aktorë dhe aktivistë nga Tërnoci i komunës së Bujanocit, ka nominuar tre liderët për të marrë pjesë në fushatën senzibilizuese duke provuar kovën me ujë dhe akuj.
***
Sfidohen liderët e Luginës, në pritje kova me ujë e akull
I erdhi radha edhe disa prej liderëve të Luginës. Tre zyrtarët nga komuna e Bujanocit, kryetari i komunës Nagip Arifi, deputeti Shaip Kamberi dhe kryetari i Kuvendit Komunal Jonuz Musliu, janë sfiduar për t’iu bashkëngjitë lagies me ujë të akullt në fushatën e vetëdijesimit për sëmundjen ALS.
Nagip Taipi, aktorë dhe aktivistë nga Tërnoci i komunës së Bujanocit, pas realizimit të “Ice Bucket Challenge” ka nominuar këta liderë duke pritur që edhe ata të marrin pjesë në fushatën e lagieve me ujë të ftohtë.
“Të nominuarit janë: Nagip Arifi, Shaip Kamberi dhe Jonuz Musliu. Edhe pse që të tretë kan tejkaluar sfida edhe më të mëdha unë po dyshoj se do t’i përgjigjen sfidës teme, edhe me iu bashkangjit fushatës kundër sëmundjes ALS. Në të kundërtën e kan për obligim me dhan ka 100$ për fond”, është shprehur Taipi me rastin e realizimit të “Ice Bucket Challenge”.
Deri më tani këtë sfidë e kanë realizuar shumë personalitete publike të huaja dhe shqiptare, përderisa Taipi është në pritje që të nominuarit e tij t’i përgjigjen kësaj fushate duke hedhur ujë me akull në trupin e tyre.