DYLON

Mërgimtarët dërguan për 10 vite 5 miliardë euro në Kosovë

Avatar photo Redaksia

Bëhet fjalë për periudhën nga viti 2004 deri në dhjetor të vitit 2013. Më saktësisht për 10 vite mërgimtarët kanë dërguar në Kosovë 5 miliardë e 347 milionë e 800 mijë. Ndërkohë në tremujorin e parë të këtij viti janë dërguar 130.8 milionë në Kosovë nga mërgata, krahasuar me tremujorin e parë të 2013-ës, kur kishim 127.8 milionë, ka një rritje për 3 milionë, thuhet në një raport të Bankës Qendrore të Kosovës.

Ministri kosovar i Diasporës, Ibrahim Makolli ka vlerësuar lartë kontributin e diasporës për ekonominë kosovare. Makolli ka thënë se sidomos gjatë tre muajve vërehet në çdo centimetër të Kosovës kontributi i mërgatës.

EkoHigjiena

“Efekti i ardhjes së diasporës në Kosovë është jashtëzakonisht i madh, sepse gjatë këtyre muajve qarkullojnë miliona e miliona euro. Këta 3 muaj janë më të mirët që i shohim ne në Kosovë”, thotë Makolli për Gazetën Tribuna.

Njohësi i çështjeve ekonomike, Alban Hashani, sqaron se kontributi i diasporës vjen në dy forma. Sipas tij, diaspora sjellë shumë të mira për vendin dhe e rrit fuqinë blerëse.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.