Qendra e fitnesit “Arena Center” vjen me lokacion të ri në Gjilan. Fitnesi më i madh në qytetin e Gjilanit sjell shërbimet me standarde bashkëkohore me mjetet më moderne, thanë drejtuesit e kësaj qendre.
Sipas tyre, kjo qendër tani ka kushte të përshtatshme fizike si ventilim, klimatizim dhe mjete për të gjitha kategoritë e klientëve, si ata fillestarë e deri te sportistët profesionistë dhe hapësira të mjaftueshme me kapacitet deri në 300 persona aktiv, duke bërë që ky fitness të jetë zgjedhja më e mirë.
Pronari i “Arena Center”, Shaban Osmani tregon risinë e kësaj qendre, me të cilën shpreson të jetë e përshtatshme për të gjitha moshat.
“Jemi mundua të bëjmë më të mirën për rininë dhe të gjithë që mund të jenë tek ne. Kjo qendër ofron mundësi dhe është sikur të jenë tri qendra të fitnesit në një. Kemi zonën e quajtur kross-fit, pastaj zonën me mjetet për fillestarë dhe femra si dhe atë për sportistë profesionistë. E veçanta e kësaj qendre janë kushtet ku klientët do të punojnë si klimatizimi, ngrohja, ftohja, sasia e oksigjenit dhe hapësirat e mëdha”, ka thënë në hapje Osmani, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Të pranishmin u njohën nga afër me pajisjet e fitnesit, ndërsa ato i prezantoi edhe menaxheri i qendrës, Valmir Sabedini.
“Pajisjet më të reja të modeleve të fundit nga Amerika, mjete për këmbë, gjoks, shpinë (Spine bike) në zonën kross-fit. Kapaciteti është jashtëzakonisht i madh dhe ka hapësira të mjaftueshme për të gjithë personat që mund të ushtrojnë në të njëjtën kohë. Risia janë kushtet fizike edhe pse janë të dorës së dytë, janë shumë të rëndësishme për shëndetin e klientëve si oksigjenimi dhe ventilimi. Prandaj, kjo duhet të veçohet, pasi është e vetmja qendër në Gjilan që e ka”, ka theksuar Sabedini, transmeton Portali 2LONLINE.com.
Ai shtoi se fitnesi do të jetë në shërbim për të dyja gjinitë pa dallime dhe do të punohet nga e hëna deri të shtunën me fillim nga ora 07:00 deri në 23:00.
Një nga të pranishmit, të cilët u njohën nga afër me pajisjet ishte edhe bodybuilderi i njohur gjilanas, Flamur Grabovci.
Ai theksoi rëndësinë e fitnesit për shëndetin e njeriut, por edhe mundësitë e mira të kësaj qendre për sportistët profesionistë dhe jo vetëm.
“Kemi pas shumë nevojë për një fitnes të tillë, sepse sinqerisht në të gjitha fitneset janë kushtet gjysmake, duke filluar nga ventilimi e deri te oksigjeni dhe hapësirat e ngushta. Pikërisht kjo është veçantia, numër një pastërtia dhe pastaj hapësirat fizike të larta dhe të gjera me mundësi oksigjenimi janë risi. Mbi të gjitha, janë pajisjet moderne me kosto të investimit jashtëzakonisht të madh. Fitnesi ka aq shumë kapacitet me padisje dhe hapësirë, saqë mund t’i zë deri në 300 persona aktiv në të njëjtën kohë, për shkak të numrit të madh të pajisjeve. Prandaj, se si për ne si sportistë dhe garues por edhe qytetarët e thjesht të do ketë përfitime të mëdha, për shkak se nëse ne e llogaritim fitnesin si mjekësi e dytë atëherë kjo është një shembull se si mund të arrihet te suksesi”, ka thënë Grabovci.
Sipas drejtuesve të kësaj qendre, çmimet janë tejet të arsyeshme, dhe mujorja për femra do të jetë dhjetë (10) euro, ndërsa për meshkuj pesëmbëdhjetë (15) euro.
Ndryshe, qendrën më të re të fitnesit, “Arena Center” tani e tutje mund ta gjeni me lokacion të ri në qendrën “Flora Center” (ish-Gorenje), në katin e tretë.