DYLON

Arbër Ismajli: Krenar me rininë tonë

Arbër Ismajli: Krenar me rininë tonë
Avatar photo Redaksia

“Yllka Cana është një oficere e dalluar në ushtrinë Amerikane… Krenar me rininë tonë, të cilët ku do që janë po na bëjnë të ndjejmë emocione të veçanta me të arriturat e tyre. Përjetimi i luftës së fundit në Kosovë është një nga arsyet të cilat e bëri t’i bashkohet ushtrisë Amerikane”, ka shkruar në profilin e tij, nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, me rastin e pritjes në takim, të Yllka Canës, një oficere e dalluar në ushtrinë amerikane

Ja postimi i tij i plotë

Miq!

EkoHigjiena

Sot, isha i nderuar ta pres në takim Yllka Canën, e cila i kthehet atdheut, jo si mërgimtare po për t’ia ruajtur themelet si oficere e Ushtrisë Amerikane!

Krenar me rininë tonë, të cilët ku do që janë po na bëjnë të ndjejmë emocione të veçanta me të arriturat e tyre.

Përjetimi i luftës së fundit në Kosovë është një nga arsyet të cilat e bëri t’i bashkohet ushtrisë Amerikane.

Yllka Cana është një oficere e dalluar në ushtrinë Amerikane. Ky model i ri i një vajze kosovare, me shtetësi Amerikane, e cila në moshën 10 vjeçare kishte lënë Kosovën dhe së bashku më familjen e saj kishin shkuar si refugjatë në Amerikë, po tregon përkushtim dhe përgjegjësi dhe të arritura si pjesëtare e ushtrisë më me ndikim në botë.

Jam krenar dhe shumë i gëzuar që takova këtë vajzë dhe e cila po kryen një obligim të shenjtë për vendin mik të SHBA-ve. Me këtë dëshmojmë se jemi shembull pozitiv si popull duke dhënë kontribut edhe në ushtritë më të mëdha të botës.

Bashkë e me suksese të reja!

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.