Pse duhet që të lexojmë më shumë?!

Pse duhet që të lexojmë më shumë?!

Leximi si mjet për kërkimin e dijes është praktikuar që nga kohët e lashta dhe që prej zbulimit të shkrimit mbetet si një nga mjetet kryesore në mos kryesori që kanë kontribuar në zhvillimin e gjithëmbarshëm njerëzor.

Shkruan: Bekim Thaqi

Leximi si proces mund të përmirësojë jetën tuaj në disa mënyra që çojnë drejt mirëqenies dhe shëndetit mendor, rritjes personale dhe rritjes së besimit në vetvete por edhe botën që ju rrethon. Këto përfitime vazhdojnë përgjatë punës suaj shkollore, karrierës dhe jetës shoqërore.

Truri i njeriut duhet të mbahet aktiv dhe i angazhuar në mënyrë që të mbetet i shëndetshëm. Leximi është një ushtrim i shkëlqyeshëm për mendjen dhe e mban atë të freskët. Nga pikëpamja neurobiologjike, leximi është më i kërkuar në tru sesa përpunimi i të folurit dhe imazheve. Stimulimi mendor nga leximi e përmirëson kujtesën tuaj dhe aftësinë e të mësuarit, dhe gjithashtu e mban mendjen të mprehtë duke ngadalësuar rënien e aftësive njohëse ndërsa plakemi, dhe në të njejtën kohë forcon trurin tuaj kundër sëmundjeve si ta zëmë Alzheimeri ose demenca.

Secili njeri mund të zhvillojë aftësitë e tij/saj të të menduarit analitik me kalimin e kohës duke lexuar vazhdimisht më shumë libra. Leximi stimulon trurin tuaj, duke ju lejuar të mendoni në mënyra të reja. Të qenit i përfshirë në mënyrë aktive në atë që po lexoni ju lejon të bëni pyetje, të shikoni këndvështrime të ndryshme, të identifikoni modele dhe të krijoni lidhje. Në krahasim me format e tjera të komunikimit, leximi ju lejon më shumë kohë të mendoni duke ndalur të kuptoni, reflektoni dhe shënoni mendime dhe ide të reja.
Leximi është një aktivitet që na mëson diçka që ne nuk e dimë. Pavarësisht nëse lexoni romane edukative ose fiktive, do të mësoni diçka. Ju fitoni njohuri të reja kur lexoni diçka jashtë fushës suaj. Ju mund të përmirësoni aftësitë tuaja shoqërore me pasurinë e njohurive të marra nga leximi. Leximi ju bën më interesant si person interesant dhe ju mundëson të angazhoheni lehtë në biseda me tema të ndryshme .

Mundohuni të lexoni një roman në muaj. Nëse mund të lexoni më shumë, atëherë aq më mirë.Ju mund të mësoni dhe përmirësoni aftësi që mund t’i shtojnë vlerë jetës tuaj. Leximi i romaneve për të kaluar kohën është një mënyrë e shkëlqyeshme për të ushtruar trurin. Lexoni çdo ditë dhe do të shihni ndryshime në fjalorin tuaj dhe aftësitë e të shkruarit.

Leximi është një aftësi themelore që duhet të zhvillojë çdo njeri dhe sidomos tek ne në Kosovë duhet që mësimdhënësit ti udhëzojnë sa më shumë të rinjët që të lexojnë si vepra profesionale ashtu edhe romane dhe vepra tjera fiktive në mënyrë që të zhvillojmë mendimin kritik i cili duket se mungon si pasojë e sistemit shkollor të vjetër.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE