Ardian Bujupi ju ka bashkuar artistëve të cilët kanë vizituar Shqipërinë dhe kanë qëndruar personalisht afër të prekurve nga tërmeti.
Këngëtari i njohur shqiptar, i cili ka një karrierë të suksesshme në Gjermani ka lënë në gjysmë angazhimet e tij profesionale për të udhëtuar drejt Durrësit dhe Thumanës.
Ardiani ka publikuar video dhe fotografi të shumta nga vizita, duke treguar që bashkëndjen me secilën që është prekur nga tërmeti tragjik që la të vdekur 51 persona, shumë të lënduar e dëme materiale.