“Nuk qeveriset Komuna me t’provume, o njerëz. Si ka mundësi pas një-dy e më shumë vite në pozita të larta komunale me tu kujtue se ke një profesion e hajt t’i kthehem atij duke u dorëhequr. Mosni bre, mos bëni hajgare me Gjilanin e me këta njerëz të mirë e tolerantë që ka ky vend”. ka thënë, në një eagim të tij, Ardian Azemi, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan.
“A ju vjen marre me u pa në sy me votuesit tuaj kur i shihni në rrugë?! Çka keni me ju thënë kur ata pa bërë fjalë por me shikim shprehin zhgënjimin e thellë me ju duke u munduar të ju thonë se; pse bre na rrejtët, nuk ua kishim hak?!”, thotë tutje Azemi i AAK-së.
Sipas tij, Drejtoresha e Arsimit e dorëhequr sot (të paktën publikisht u tha kështu), Arsimin e ka lënë si është më keq.E, Azemi thotë se bash hiç më mirë nuk është as Shëndetësia, as Administrata, Shërbimet Publike, Bujqësia, as Kultura e Sporti. Nuk funksionon hiç asgjë, hiç!
“Kapuni dorë për dorë e ikni n’shpi që të gjithë. S’jeni për qeverisje, ju jeni vetëm për shpërndarje të statuseve të kryeministrit mashtrues, e me u servilavë. Fort e keni dëmtu Gjilanin, pikë marre nuk është me thënë nuk dijmë”, ka thënë Ardian Azemi i AAK-së, së Gjilanit. /2LONLINE/