Drejtues të klubit të futbollit Drita kanë bërë me dije se është zyrtarizuar marrëveshja me lojtarin Arbnor Muja. Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2024.
Njoftimi i plotë nga Drita FC:
Arbnor Muja zyrtarisht bardh e kaltër
Sot në ambientet e klubit tonë FC DRITA në prani të presidentit Valon Murseli është zyrtarizuar marrëveshja me lojtarin më të ri Arbnor Muja!
Duke pasur parasysh projektet e klubit dhe ndërtimin e një skuadre me lojtarë të së ardhmes, Muja ka nënshkruar kontratë trevjeçare me ekipin dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2024.
Muja vjen nga ekipi i Trepça 89 ku vitet e fundit me paraqitjet e tij ishte njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit mitrovicas!
Klubi jonë e falënderon presidentin e KF Trepça 89 z. Abedin Zeka për lejimin e lojtarit që të zhvillojë fazën përgatitore me ne, në mënyre që Arbnori të jetë i gatshëm të na ndihmojë në ndeshjet e Evropës!
Mirë se vjen Nori!
FC DRITA