Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë ( ARBK), ka hapur shërbimin digjital në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për të eliminuar kështu pritjet e gjata në sportel.
Në njoftimin e MINT-it thuhet se tani bizneset mund të pajisen me dokumenta biznesore dhe të marrin çdo shërbim tjetër që iu nevojitet pa pritur në radhë.
“ARBK krahas digjitalizimit të këtij shërbimi, ditë më parë ka lansuar edhe dizajnin e ri praktik e bashkëkohor të uebfaqes ku tash e tutje mund të merren lehtësisht informatat lidhur me bizneset, por edhe informata tjera lidhur me veprimtarinë e përditshme të kësaj agjencie. Risi mjaft e rëndësishme e këtij ridizajnimi janë të dhënat statistikore që mund të gjenerohen me vetëm një klikim, për numrin e bizneseve sipas llojit dhe numrin e bizneseve sipas sektorëve”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/