Futbollisti i Kosoves, Arbër Zeneli është rikthyer në stërvitje pas një kohe të gjatë. Ylli kosovar, Arbër Zeneli duket se e ka lënë pas lëndimin, që e ka mbajtur atë për një kohë të gjatë jashtë fushës.
Në disa fotografi të publikuara nga Babai i tij, Avni Zeneli futbollisti kosovar është parë mjaftë i lumtur në këto stërvitje.
Futbollisti i skuadrës franceze Reims është bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës në seancën stërvitore të 3 shkurtit, duke dhënë kështu edhe një mesazh rikthimi.
“Durim, gati të rikthehem”, ka shkruar Zeneli në llogarinë e tij në Instagram.