Mesfushori kosovar, Arber Zeneli kishte këputur ligamentet e gjurit në ndeshjen kundër Bullgarisë në qershor. Në ndeshjet e fundit kundër Çekisë dhe Anglisë, Kombëtares së Kosovës ai i mungoi shumë.
Ai nuk do të jetë i gatshëm t’i ndihmojë bashkëlojtarëve as në ndeshjet e mbetura kualifikuese që do të zhvillohen në tetor dhe nëntor kundër Malit të Zi, Çekisë dhe Anglisë.
Babai i Arbërit, Avni Zeneli ka thënë që mesfushori i Reims do të kthehet në stërvitje në më pak se dy muaj.
Sipas mjekut të klubit, Arbëri do të jetë i gatshëm të luaj në janar, ndërsa stërvitjet pritet t’i filloj në fund të tetorit apo në fillim të nëntorit.