Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli duket se është duke u rikuperuar në afate kohore dhe rikthimi i tij në fushë parashihet të vjen shumë shpejt.
Futbollisti nga Mitrovica ka postuar një fotografi ku shihet me fanellën e Reims dhe ku ka vendosur një orë që ‘parasheh’ rikthimin e tij shumë shpejt.
Rikthimi i Zenelit në fushën e gjelbër do të thoshte shumë për Reims, e sidomos për Kosovë.
“Dardanët” synojnë kualifikimin në ‘Euro 2020’ nga play-offi i Ligës së Kombeve, ku në mars takohen me Maqedoninë e Veriut.
Zeneli që u lëndua në ndeshjen Mali i Zi – Kosova përmes rrjetit social “Instagram” ka paralajmëruar një rikthim në fushë.