Arben Vitia ka dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë, për t’iu kthyer fushatës në garën për kryetar të Prishtinës.
Ai gjatë një konferencë për media ka falënderuar stafin në Ministrinë e Shëndetësisë dhe kolegët e tij ministra në Qeveri për punën e përbashkët që kanë bërë deri më sot.
Ai foli edhe për situatën dhe menaxhimin me pandeminë COVID-19 dhe punën e bërë gjatë qeverisjes së tij në këtë dikaster.
“Unë sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë, me të cilën më pati ngarkuar kryeministri Kurti për të cilin do të jem mirënjohës”, tha Vitia.