“Ju njoftojmë që klubi jonë FC Drita ka arritur marrëveshje me sulmuesin e njohur Arb Manaj”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit gjilanas.
Marrëveshja është arritur sot ku në ambientet e klubit lojtari është prezantuar nga drejtori sportiv i klubit, Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje në familjen bardhë e kaltër.
“Manaj edhe më parë ka qenë pjesë e Superligës së Kosovës ku u dallua me ekipin e KF Trepqa 89 pët të vazhduar më pas edhe në kampionatin turk dhe atë kroat. Manaj do të jetë një forcë shtesë e klubit në repartin ofanziv”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/