Dega e APN-së në Bujanoc, përmes një postimi në facebook paralajmëron se do të largohet nga qeverisja aktuale nëse nuk përfillen kërkesat e tyre nga shumica shqiptare.
Ky është postimi i plotë i Alternativës për Ndryshim në Bujanoc (ANP):
Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Bujanocit opinioni ka pasur rastin të dëgjojë fjalimin shumë të qëlluar të këshilltares tonë, Seuda Destani Fazliu.
Fjalimi i saj ishte vetëm një pikë në një pus të mbushur me paknaqësi tek strukturat udhëheqëse dhe tek elektorati i Alternativës për Ndryshim.
Rrumbullaksimi i këtyre paknaqësive përkufizohet me një fjali të vetme: MARRËVESHJA E KOALICIONIT NUK PO RRESPEKTOHET nga partnerët tanë.
Nëse e themi ndryshe, konkludojmë se po na bëhen shumë padrejtësi.
Po i përmendim vetëm disa:
-Nuk ftohemi për konsultime me rastin e caktimit të seancave të Kuvendit Komunal, përfshirë edhe këtë të fundit të caktuar për të martën, ku në rend dite është buxheti për vitin 2021,
– Kryhen punësime në administratën komunale dhe ndërmarrjet publike duke u anashkaluar kuadrot tona dhe duke mos u marrë përbazë koeficienti që buron nga marrëveshja e koalicionit,
– Gjatë rishikimit të buxhetit, pa konsultim me ne, hiqen mjetet nga pozicionet e ndryshme dhe barten në pozicione tjera,
-Gjatë planifikimit të buxhetit, kërkesat tona shqyrtohen sa për sy e faqe dhe më pas ndodh që nuk figurojnë në buxhet,
-Në aspektin politik, subjekti ynë paraqitet vetëm si shifër e aspak si i barabartë në përfaqësim, sidomos jasht Bujanocit…
Kur i kemi parasysh të gjitha këto fakte arrijmë në një përfundim se pjesëmarrja jonë në këtë koalicion më tepër i ngjanë një dekori se sa një tërësie midis të barabartëve.
Kështu që, përfundimisht ka ardhur momenti që kërkesat tona të realizohen krahas marrëvëshjes për koalicion.
Veprimi i parë që do të ndërmarrim si subjekt politik është adresimi me një letër para mbledhjes së Kuvendit Komunal partnerëve tanë të koalicionit me kërkesat e qarta dhe me detyrimet që dalin nga ky dokument.
Veprimi i dytë ka të bëjë me dorëzimin e propozimeve konkrete nga këshilltarët tanë në seancën e Kuvendit Komunal rreth buxhetit dhe ndryshim-plotësimi i disa pozicioneve.
Medoemos në buxhetin e vitit 2021 duhet ndryshim rrënjësor në:
-shtimin e mjeteve në arsim dhe modernizimin e kabineteve, sallave të edukatës fizike dhe ofrimin e kushteve për not,
-në shtimin e mjeteve për sport, kulturë dhe informim, duke caktuar kritere të qarta dhe jo duke u bazuar vetëm në numra dhe emra të klubeve, organizatava apo mediave,
-shtimin e mjeteve për hapsirat e gjelbëruara dhe ujërat atmosferik…
Të gjitha këto kërkojnë mjete, por ne do të kërkojmë që viti 2021 të ngelë me më pak asfalt e më shumë fonde për lëmitë e sipërpërmendura.
Nëse propozimet tona nuk merren në konsideratë, përfundimisht këshilltarët e APN-së nuk do ta votojnë rendin e ditës në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal, por nuk do ta prishim shumicën shqiptare.
I’a kujtojmë opinionit se ne jemi vetëm pjesë e marrëveshjes për koalicion e assesi e asaj për pushtet.
Ne nuk e rrezikojmë koalicionin por nuk do të thotë se i bëjmë hije edhe pushtetit.
Pa APN-në, tri subjektet tjera kanë 22 këshilltarë dhe shumicë të mjaftueshme për të qeverisur.
Nëse vazhdon injorimi ynë, atëherë përveç privilegjeve që i kanë, le ta bartin vet edhe përgjegjësinë.