DYLON

Gjendja e sigurisë vlerësohet stabile, por brengos veprimtaria e zyrës paralele të kryetarit të Komunës

Gjendja e sigurisë vlerësohet stabile, por brengos veprimtaria e zyrës paralele të kryetarit të Komunës
Avatar photo Redaksia

Komiteti për Komunitete ka mbajtur sot takimin e fundit për këtë vit, nën drejtimin e Kemal Shahin, ku është informuar për situatën e sigurisë si dhe për aktivitetet e Zyrës së linjës.

Përndryshe, edhe në takimin e sotëm të Komitetit për komunitete, anëtari i kësaj trupe, Shefik Surdulli (PDK), e ka ngritur shqetësimin e tij lidhur me veprimet ilegale të shtetit serb brenda territorit të komunës s Gjilanit.

Më konkretisht, përmes zyrtares së Policisë së Kosovës, e cila raportoi për situatën e sigurisë në takimin e këtij komiteti, Surdulli e vuri në dijeni këtë institucion ligj zbatues, për veprimin ilegal të zyrës së të ashtuquajturit kryetar i Komunës së Gjilanit, Sasha Millosheviç, i cili përmes aktiviteteve të tij, thirret si kryetar i përkohshëm i Komunës së Gjilanit, akt ky të cilin ai e konsideron ilegal dhe cenim të integritetit dhe kushtetutshmërisë së Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

‘Përderisa komunitetet pakicë në Gjilan, veçanërisht ai serb, i gëzojnë të gjitha të drejtat e garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, veprimet e strukturave paralele, janë të pa justifikueshme dhe të papranueshme”, ka thënë Surdulli.

Këtë shqetësim, Shefik Surudulli e ka ngritur edhe në Kuvend Komunal, ku ai është anëtar nga radhët e PDK-së, por ka thënë se akoma nuk ka ndonjë reagim nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës dhe as nga ato komunale.

Përndryshe, në takimin e sotëm të Komitetit, gjendja e përgjithshme e sigurisë u vlerësua stabile.

Po ashtu, një informatë për aktivitetin e Zyrës për komunitete dhe kthim e dha shefi i saj, Milivoje Zhivkoviq. /2LONLINE.com/

Shefik Surdulli
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.