(2LONLINE) – Imagjino një shkollë ku vijojnë mësimet rreth 200 nxënës që vijnë nga 90 nacionalitete të ndryshme të bashkuar për të promovuar paqe dhe qëndrueshmëri. Të gjithë këta nxënës kanë bursa të siguruara dhe pa shqetësime financiare të mbledhur në vende të ndryshme si Itali, Holandë, Hong Kong, Swaziland, Bosnje dhe Hercegovinë, etj me të njëjtin qëllim, që ta bëjnë ndryshimin në botë. E gjitha kjo duket si një shkollim i mesëm ideal dhe ëndërr për çdo nxënës.
Por ëndrra mund të bëhet realitet nëse aplikoni në shkollat UWC. Në UWC shkollat apo United World Colleges (Kolegjet për botën e bashkuar) mësimi nuk ndodh vetëm në klasë por në çdo moment që ju flisni me ndonjë nxënës tjetër, ju mësoni më shumë për botën dhe për kulturat tjera. Kolegjet për Botën e Bashkuar (UWC) shndërron edukimin në një forcë që bashkon njerëzit, kombet dhe kulturat në mënyrë që të promovojnë paqe dhe qëndrueshmëri në botë.
Përveç jetesës me njerëz të kulturave të ndryshme, në UWC ju pret IB kurrikula (International Baccalaureate) që është ndër planprogramet mësimor më të kompletuara dhe më të pranuara në gjithë botën. Njerëzit mësojnë nga aktivitete të ndryshme e jo vetëm në laboratore dhe klasa mësimore. Prandaj kurrikula IB ju mundëson që ta zgjeroni diapazonin tuaj të diturisë nëpërmjet sporteve të ndryshme (kajaking, shigjetari, not, basketboll, etj), shërbime komuniteti dhe aktivitet tjera kreative (muzikë, kor, gazetari, shkrime). Duhet të jeni pjesë e një prej 13 shkollave të UWC-së që vërtetë t’i shijoni momentet më të bukura që gjithmonë do t’i kujtoni.
A dëshironi edhe ju të bëheni pjesë e këtyre shkollave të famshme dhe të bëni ndryshimin në botë? Edhe nxënësit Kosovar të shkollave të mesme të moshave 16 deri 18 mund të aplikojnë që të bëhen pjesë e këtyre shkollave. Aplikacionin dhe informacione mbi procesin e aplikimit mund t’i gjeni këtu. Më shumë për shkollat UWC mund të gjeni këtu. Afati i fundit për aplikim është 2 Mars 2014. Pyetjet e juaja mund t’i dërgoni në [email protected].
Përgatiti: Liza Gashi