Mbesim me shpresë që ky shkrim të jetë një apel publik adresuar KK Bujanocit, por edhe Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë për ri-ndërtimin e tempullit të dijës në Zarbicë.
Shkruan: Refik HASANI
Ky tempull i dijës që shërbeu fillimisht si Mejtep dhe shkollë, u ndërtua në vitin 1904 ku filloi së punuari për nxënës të gjitha moshave për mësimin e fesë islame me shkronja në gjuhën arabe, që ka punuar edhe Mësuesi-Hoxha e inovatori i njohur Hasan Masurica. Kurse sipas shënimeve të mësuesve të parë të ksaj shkolle në gjuhën shqipe, në vitin 1946 në këtë objekt është hapur Shkolla e parë shqipe me mësues të parë pishtarin e arsimit shqip, Tahir Z.Berisha.
Me të drejtë kërkohet tani të ndërtohet rishtas pasi është rrënuar gati plotësisht objekti, për nder të kujtimit të parëve tanë, ku për herë të parë janë ulur në bankat e asaj shkolle dhe kan filluar për të mësuar Alfabetin e gjuhës shqipe.
Ky objekt që ishte një tempull i vetëm i dijës do të duhej ri-ndërtohet se ne banorët duhet të gjejmë motiv dhe mundësi që së bashku ta ripërtërijmë këtë objekt është pasuri e jona, të gjithë duhet të krenohemi jo vetëm Malësia e Bujanocit por edhe më gjerë. Duhet të bëjmë përpjekje që t’ua lëmë trashëgim pasardhësve, se më të drejt do të na gjykojnë gjeneratat e ardhshme.
Objekti shkollori ri-ndërtuar do të shndërrohet edhe si muze, ku mund edhe të vizitohet për vizitor dhe turistë, do të flet shumë për sfidat e panumërta të kësaj pjese.
*Autori është ish-nxënës i kësaj shkolle të Zarbicës